Krenar për punën tuaj!
Mendoj se do ishte shumë herë më mirë nese do kishte UI të njëjtë ose të ngjashme me aplikacionin e Euronews, pra, me butonat e menusë poshtë dhe me sektorin Settings pak më të detajuar. Për mua, UX është “deal breaker”, prandaj po ju sugjeroj atë që mendoj, si përdorues - në të mirë të eksperiencës së përdoruesit. Do ishte mirë gjithashtu që gjuha të ishte një opsion që nëse ndryshohet, të ruhet si zgjedhje për herët e tjera që akseson aplikacionin. Megjithatë, jam shumë krenar për punën tuaj me aplikacionin dhe do shpresoja shumë të merrnit në konsideratë sugjerimet e mia. 🙌🏼